Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Podujevës ka mbajtur mbledhjen konstituive të përbërjes së re, në të cilën ka ngritur edhe grupet punuese.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së Podujevës, i kryesuar nga kryetari i Komunës, Agim Veliu, ka mbajtur mbledhjen konstituive të përbërjes së re.

Kryetari Veliu i informoi anëtarët e KKSB se Kuvendi i Komunës së Podujevës në mbledhjen e mbajtur më 11.05.2018 miratoi vendimin për themelimin e përbërjes së re të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Me këtë rast kryetari uroi anëtarët e përbërjes së re të KKSB, duke shprehur besimin se ky organ komunal gjatë mandatit të tij do të angazhohet që me përgjegjësi, në bazë të kompetencave, të përmbush obligimet dhe të trajtojë çështje dhe tema me interes për qytetarët e Komunës.

Në përbërjen e re të KKSB mungoi Bekim Jashari – përfaqësues i Këshillit të Bashkësisë Islame, pasi ky institucion ka kërkuar që atë ta zëvendësojë me një anëtar tjetër.

Në mbledhjen e sotme, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, u zgjodh koordinator të KKSB.

KKSB në mbledhjen e sotme ngriti grupin punues për përgatitjen e propozimit të Planit të punës për vitin 2018.

Gjithashtu u ngrit grupi punues për përgatitjen e informatës për aktivitetet e KKSB-se në vitin 2017.

Në mbledhjen konstituive të KKSB ishin të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it, OSBE-së dhe MPB-së./Llapi.info

Fotografia e Komuna e Podujevës

Fotografia e Komuna e Podujevës

Fotografia e Komuna e Podujevës