Sot për herë të parë në Komunën e Podujevës është mbajtur turneu ndërkombëtar i boksit “Zahir Pajaziti”, transmeton Llapi.info.
Në këtë manifestim sportiv mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elhame Kutllovci dhe shumë qytetarë.
Turneu është organizuar me iniciativë të legjendës së boksit, Aziz Salihu, ndërsa është mbështetur nga ana e komunës. Në këtë turne garat janë zhvilluar në kategoritë 52kg, 69kg, 75kg dhe 81kg, ndërsa pjesëmarrës të këtij turneu kishte nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia.
Kryetari Bulliqi i uroj pjesëmarrësit për garën, gjithashtu ofroi mbështetjen e Komunës së Podujevës për iniciativa të tilla sportive dhe uroj që aktivitete të tilla garuese të shpeshtohen në komunën tonë./Llapi.info