Sot në Kuvendin komunal të Podujevës është mbajtur seancë e jashtëzakonshme për gjendjen e shëndetësisë në Podujevë, njofton Llapi.info

Iniciuesi kësaj seance ishte asamblisti nga AAK, Patriot Rudari, i mbështetur nga grupi parlamentar i VV-së dhe i PDK-së.

Rudari para foltores u shpreh se edhe pas pesë muajve ende nuk është zgjedhur drejtori i shëndetësisë në Podujevë

“Arsyeja pse kam kërkuar që të thërrasë këtë seancë është gjendja e rëndë në shëndetësisë në Podujevë. Kjo gjendje shihet ku tash e pesë muaj komuna nuk mund ta emërojë një drejtor të shëndetësisë” tha Rudari.

Tutje Rudari shtoi se në QKMF dhe Qendrën Emergjente të Podujevës ka pasur parregullsi.

“Pritjet e gjata të pacientëve, mos respektimi i orarit të stafit, mungesa e barnave. Mos qasja në dokumentet zyrtare të listës së pagave, mos funksionalizmi i spitalit. Mungesa e kardiologut, Pediatrit, Ortopedit janë disa prej parregullsive në Podujevë” tha mes tjerash Rudari./Llapi.info