OJQ-ja “Sundimi i Demokracisë në Kosovë” ka mbajtur sot tryezë me temën: “Implementimi i projektit të ujësjellësit në kohë dhe efikas ndikon në shëndetin e banorëve të Orllanit me rrethin”.
Përfundimi i kësaj tryeze solli rekomandime që të fillojë hartimi i projektit final nga KUR-Prishtina, njofton komunikata e kësaj OJQ-je, transmeton Llapi.info
Më poshtë komunikata e plotë:
Pjesëmarrës në takim kanë qenë znj.Arta Haxhaj këshilltare e ministres, Agim Radoniqi menagjer i projekteve nga MMPH, Faik Muqiqi Drejtor Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim K.Podujevë, z.Ilir Abdullahu krye shef ekzekutiv dhe z.Sokol Xhafa Drejtor teknik ne KRU Prishtina, Saranda Bogujevci Deputete, dhe Përfaqësues të OJQ-ve në nivel lokal dhe qendror. Në takim z.Rexhep Zeka nga OJQ SDK kërkoj nga përfaqësuesit e institucioneve të lartcekura që mundësisht në përmbylljen e punimeve të kësaj tryeze të kemi të qartë se kujt i takon hartimi final i projektit?, kur pritet të filloj dhe të mbarojë hartimi i projektit final?, cili institucion do të udhëheq me procedurat e prokurimit dhe kur është planifikuar të ndodhin ato procedura?, dhe në fund kur parashihet të fillojë implementimi i projektit në terren? Përfaqësuesit e institucioneve të pranishëm u pajtuan që kërkesat tona janë të pranueshme dhe shumë të arsyeshme kështu që së bashku pas diskutimeve në përfundimit te tryezës dolëm me rekomandime që të filloj hartimi i projektit final nga KRU-Prishtina. Po ashtu u dakorduam që me datë 13.04.2018 të mbahet një takim në zyrën e Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku prezent do te jenë të gjitha institucionet përkatëse dhe do te dalin me një memorandum bashkëpunimi ndërmjet institucioneve se cili institucion do t’i udhëheq procedurat e prokurimit ku pritet që projekti final të përfundojë në fund të vitit 2019, atëherë kur edhe Orllani me rrethin do të jetë i kyqur në ujësjellës.