Filozofi i njohur francezo-izraelit, Anri Levi është sulmuar sot në Beograd, vetëm pse e kishte mbështetur Kosovën.
Ai pasi shikoi një film që po shfaqej në Qendrën Kulturore të Beogradit, mbajti një fjalim ku foli për sulmet e NATO-s dhe SHBA-ve që çliruan Kosovën gjatë luftës
Pamje nga sulmi ka publikuar gazetari Beqir Sina, sipas të cilit rojet e sigurimit u detyruan të intervenojnë, pasi disa të rinj e tensionuan situatën, duke gjuajtur filozofin me torte dhe gjësende tjera.
Ky është njoftimi i Sinas:
Incident i rëndë në Beograd: Filozofi francez izraelit Bernar Anri Levi është sulmuar dhe goditur me shkas Kosova!
Serbia, nuk ka ndryshuar shumë, tha ai ,duke shtuar se megjithëse kjo nuk i pëlqente disa miqve të tij në Beograd.
Sipas, mediave sociale, thuhet se filozofi francez izraelit Bernar Anri Levi, është sulmuar sot në Qendrën Kulturore të Beogradit, kur është dashur të bisedojë me shikuesit pas shfaqjes së filmit të tij “Pesmegra”, në kuadër të programit “Beldoksa”.
Me rastin e shfaqjes së filmit të Levit në Qendrën Kulturore të Beogradit, pas projeksionit të tij, ka qenë Lëvizja “Ubico napusti Beograd”, e cila shkruajnë mediat sociale ka prishur takimin duke akuzuar Naton dhe SHBA, që 18 vjet më parë bombardoi Beogradin në sulmet ajrore 78 ditore, të cilat sollën përfundimin duke çliruar Kosovën dhe larguar Serbinë nga Kosova, njëherë e përgjithmonë.
Incidenti ndodhi, mbasi ai sulmua verbalisht dhe e pa të pamundur të vazhdojë bisedën me shikuesit, duke kërkuar ndihme nga rojet e sigurisë, dhe ndërprerë kështu komunikimin me auditorin mbasi disa të rijnë e tensionuan situatën në sallën e kinemasë në Qendrën Kulturore të Beogradit, e cila është me prestigjiozja në vend.
Filozofi kontrovers izraelit me pasaportë franceze, sipas rrjeteve sociale është goditur fillimisht nga një vajzë me tortë në fytyrë, ndërsa, pasi ai ka filluar të flasë për publikun përsëri është pare një i ri u ngjitë në skenë i cili mbante një transparente, ku ishte shkruar me të kuqe( bojë si gjaku), në të cilën në anglisht thuhej ; “Bernar Levi ,mbështeti vrasjet imperialiste”.
Transparenti i bardhë sa një çarçaf ishte shkruar nën firmën e grupi SKOJ dhe kishte të vizatuar simbolin komunist Drapër dhe Çekiç.
Drejtori i Qendrës Kulturore të Beogradit, Goran Markoviç, citohet të ketë thënë se takimi në këtë qendër në Beograd, kishte për qëllim të bisedonte me Levin për filmin e tij, dhe se incidenti ishte shumë i rëndë, si kurrë më parë, tha ai.
Levi sipas kamerave u ankua para medias dhe tha se incidenti ndodhi pasi këta të rijnë që janë akoma me ide fashiste.
Pas incidentit, Levi, u kthye në sallë, dhe falënderoi publikun, që e shikojë filmin e tij.
“Serbia, nuk ka ndryshuar shumë”, tha ai , duke shtuar se megjithëse kjo nuk mund t’i pëlqente disa miqve të tij në Beograd.
Ai ju drejtua përsëri auditorit duke thënë se : “Demokracia, ende nuk ka ardhur në Beograd, por disa që nuk dëshirojnë ta besojnë në këtë qytet, duhet ta dinë këtë”, tha Levi, duke thënë se ai është gjallë që sot të mbrohet me antifashizëm të mirëfilltë në Evropë”.