Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për Pjetër Nrecajn i dyshuar për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij.
Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, të 10 gushtit që ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëesh.
Ai dyshohet nga ane e prokurorisë se ka kryer veprat penale “Vrasje e rendë” si dhe veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve”.
Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij.