Në këtë mënyrë, Apeli e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 14.04.2018.
Personat në fjalë po dyshohen nga ana e prokurorisë, se kanë kryer në bashkëveprim veprën penale” Sulm ndaj personit zyrtar, në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 140, paragrafi 3., lidhur me paragrafin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata e Apelit vlerëson se shkalla e parë, drejt ka gjetur se meqenëse ekziston dyshimi bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale të lartcekur, ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj tyre, konfotm dispozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Të paraburgosurit janë pjesë e organizatës studentore “Studim Kritikë Veprim”, disa nga ta aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Këta persona ishin arrestuar në natën mes të enjtes dhe të premtes në parkun e qytetit në Prishtinë ku organizata po festonte tetëvjetorin e themelimit.