Mbeturinat dhe deponitë ilegale po vazhdojnë të jenë prezente në Podujevë, nëpër rrugë, parqe dhe vende tjera publike, shkruan Llapi.info.
Madje, bërlloku vend e pa vend po rrezikon qytetarët, ani pse për ta po bëhet apel që të ruhet mjedisi. E tillë gjendja është edhe te Tregu i Gjelbër, jo fort larg institucioneve shëndetësore dhe qytetit të Podujevës.
Aty, përveç mbushjes së disa kontejnerëve të vegjël, mbeturinat kanë nisur të krijojnë edhe deponi, e që të njëjtat kanë filluar të zënë edhe rrugën afër ish-‘Sillosit’.
Përveç kundërmimeve, tjetër problem për qytetarët janë edhe qentë e shumtë endacakë të cilët sillen vërdallë mbeturinave.
Në po të njëjtin vend është e vendosur edhe njoftimi që ndalohet hedhja e mbeturinave në këtë pjesë, mirëpo kjo nuk është duke u përfillur, e madje as duke u pastruar.
Duhet theksuar se frekuentuesit janë ballafaquar me këtë problem edhe më parë në këtë anë, por edhe në pjesën ku gjenden objektet shëndetësore./Llapi.info