Për 24 orë, Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 1 mijë tiketa për shkelje të rregullave në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjithsej janë 1309 tiketa trafiku të shqiptuara.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 37 aksidente. Prej tyre, 2 pa të lënduar, ndërsa 15 me të lënduar.

Sa i përket arrestimeve, gjithsej kanë ndodhur 16, prej tyre 10 në mbajtje.