Ministria e Shëndetësisë sot ka ndarë një donacion prej 53 artikujsh të ndryshëm të pajisjeve mjekësore për Komunën e Podujevës, përcjell Llapi.info.
Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu përmes një statusi në facebook i cili ka shkruar se vlera e këtyre artikujve kalon shifrën e 100 mijë eurove.
Sipas tij ky donacion do të përdoret për furnizim të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Podujevë./Llapi.info
Ja edhe postimi i plotë i tij:
Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për kujdesin parësor shëndetësor sot nga Ministria e Shëndetësisë pranuam një donacion prej 53 artikujsh të pajisjeve mjekësore, në vlerë prej mbi 100 mijë euro.
Këto pajisje do të përdoren për furnizim të Qendrave të Mjeksisë Familjare dhe ambulancave në terren A.V.