Batshuayi e ka pësuar keq mbrëmë, në ndeshjen që Belgjika e fitoi 1-0 kundër Anglisë.

Pas golit të shqiptarit, Adnan Januzaj, që realizoi në minutën e 51, nga gëzimi, Batshuayi e goditi topin edhe njëherë, por e pësoi keq pasi shtylla bëri që t’i përplaset në fytyrë.

Pas vetëm pak minutave pasi ndodhi kjo mbrëmë, ka pasur mbi 100 mijë reagimi në “Twitter” ku tifozët janë tallur me sulmuesin e Chelsea, që sezonin që lamë pas ishte i huazuar te Borussia Dortmundi.