Qytetarët e Kosovës kanë mbi 109 mijë automjete të paregjistruara dhe kjo është shifër shumë e lartë në vend.
Sami Mazreku, kryetar i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, tha se ka shumë rrezik nga automjetet e pasiguruara që qarkullojnë në komunikacion.
“Kosova ka 109 mijë automjete që janë të paregjistruara ose qarkullojnë në komunikacion”, i tha ai sot RTK-së.
Mazreku vlerësoi se mosregjistrimi u automjeteve dëmton edhe shtetin edhe kompanitë e sigurimeve. “Që nga paslufta, kompanitë e sigurimeve në Kosovë, kanë paguar rreth 40 milionë dëme për automjetet e paregjistruara”, tha ai.
Ai bëri me dije se Policia e Kosovës ka shqiptuar 12 mijë tiketa për automjetet e paregjistruara.