Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se mbi 20 shkolla brenda komunës, janë furnizuar me piano, brenda pak muajve.
Ai është zotuar se viti 2023, do të jetë vit i investimeve të mëdha në sektorin e arsimit.
Shkrimi i plotë:
Në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik kemi përcjellur nga afër performancën në piano 🎹të mësuesit të muzikës, Durim Rrahmani dhe nxënësve të kësaj shkolle.
Muajve të fundit kemi furnizuar mbi 20 shkolla me pianino, ndërsa investimet në kabinete muzikore do të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti, ku synojmë të blejmë edhe instrumente të tjera muzikore. 🎹🎶
Viti 2023 do të jetë vit i investimeve të mëdha në përmirësimin e cilësisë në arsim. ✋