280 mijë e 988 ka qenë numri i vizitave që janë bërë nga pacientët në vitin 2017 në QKMF-në e Podujevës, njofton Llapi.info
Kështu ka thënë drejtori i QKMF-së Zaim Thaçi në seancën e mbajtur në kuvendin komunal të Podujevës ku u diskutua për gjendjen e Shëndetësisë.
Thaçi në foltore tha se furnizimet e ardhura nga Ministria e Shëndetësisë kanë qenë të mira për QKMF-në e Podujevës.
“Gjendja e Shëndetësisë në komunën e Podujevës është e mirë, por që është larg asaj që ne dëshirojmë. QKMF në Podujevë brenda vitit 2017 i ka ofruar 280 mijë e 988 vizita mjekësore për pacientët. Ndërsa, i ka ofruar 417 mijë e 168 shërbime që i bie vizita dhe shërbime mjekësore për vitin 2017 i ka ofruar 698 mijë 156’të. Andaj, furnizimi për QKMF mendoj që ka qenë i kënaqshëm nga Ministria e Shëndetësisë” ka thënë ai.
Tutje Thaçi shtoi se për këtë vit QKMF-së në Podujevë i janë ndarë 170 mijë euro për barna dhe material sanitar nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa, vitin kaluar 210 mijë euro.
“QKMF në Podujevë i takon nivelit parësor shëndetësor dhe ofron shërbime, analiza, vizita të cilat i takojnë nivelit parësor. Orari është i zbatueshëm, organizohet në shërbime të Emergjencës, Materniteti dhe Mjekësinë Familjare në 24 orë. Sa i përket ambulantes së Murgullës atje ka pak banim pasi e kanë lëshuar kanë mbetur 4-5 familje. Në atë lokacion e kemi model që mjeku familjar me infermierët shkojnë dy herë në javë i vizitojnë qytetarët me veturë zyrtare derë më derë duke iu ofruar shërbime nëse kanë nevojë për shërbime mjekësore” ka thënë Thaçi.
Ndërsa, në lidhje me punësimet që Rafet Llapashtica nga PDK i tha se ka punësuar nipin e tij si shef të Emergjencës, Thaçi i quajti të pa vërteta ku theksoi se të gjitha punësimet bëhen në mënyrë korrekte dhe jo në formate tjera./Llapi.info