3 milion e 53 mijë e 654 euro ka shpenzuar komuna e Podujevës për periudhën janar – mars 2015. Kjo shumë u prezantuar në mbledhjen e kuvendit komunal të Podujevës të mbajtur sot, ku u prezantuar raporti financiar për periudhën janar – mars 2015.

Isuf Latifi, drejtor i drejtorisë për Buxhet dhe Financa, paraqiti para kuvendit raportin financiar për tre mujorin e parë.

“Shpenzimet e buxhetit për këtë periudhë kalojnë shumën e 3 milion e 53 mijë e 654 euro. Për paga dhe mëditje 2 milion e 708 mije e 362 euro, mallra dhe shërbime 180 mijë e 749 euro. Shpenzime komunale 60 mijë e 370euro, subvencione 23 mijë e 409 dhe investime kapitale 80 mijë e 764 euro. Nëse i krahasojm këto shpenzime me shpenzime e vitit të kaluar për të njëjtën periudhë vërejme se kemi një ngritje të shpenzimeve për 1.32%”, ka thënë Latifi.

Sipas tij, inkasimi i të hyrave vetjake komunale për periudhen janar-mars 2015 janë 272 mijë e 810 euro ose 17% e planit vjetor. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014 kemi rënie prej 5.44%.

Asambleistët nga rradhët e LDK-së e kanë përkrahur këtë raport financiar, derisa, asambleistët nga rradhët e partive opozitare kanë shfaqur paknaqësi në lidhje me shpenzimet e paraqitura në këtë raport./Llapi.info