Janë një numër i madh i kosovarëve që kanë dalë rrugëve të Evropës, por që nuk kanë gjetur derë.
Ky numër i qytetarëve të Kosovës, që janë kthyer nga vendet e Evropës arrin në mbi 4 mijë persona. Kështu deklarohet në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dërguar Infokusit.
Të dhënat gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2017,tregojnë se në pikat kufitare janë kthyer 4509 persona të ripranuar nga shtetet e ndryshme. Prej tyre me Forcë 2623 (58%) dhe Vullnetarë të asistuar nga IOM 1886 (42%)”, thuhet në të dhënat e ministrisë.
Shteti i cili më së shumti ka kthyer kosovarë për në Kosovë, është Gjermania. Janë gjithsej 1774 shtetas kosovarë të kthyer nga ky vend.
Shtetet të tjera të cilat bëjnë pjesë në listën e MPB-së, dhe që kanë kthyer nga vendi i tyre kosovarë janë Zvicra, Suedia, Franca dhe Kroacia.
Nga kjo shifër që kap rreth 4 mijë e 500 persona të kthyer nga këto vende, 500 të kthyer janë fëmijë nga mosha 0 deri në 13 vjeç, dhe 158 të tjerë janë deri në moshën 18 vjeçar. Ndërkaq pjesa tjetër janë persona deri në moshën 65 vjeçare.