Familja Statovci nga Podujeva ka disa ditë që është duke kërkuar ndihmë për djalin e tyre, Unikun, që ka është pesë muaj e gjysmë dhe ka lindur me një sëmundje të rëndë, transmeton Llapi.info
Uniku është diagnostikuar me një infeksion viral në mushkëri. I njëjti është duke qëndruar në spitalin Tirsova të Beogradit. Mesatarja e qëndrimit për një natë në këtë spital është 300 euro, derisa nuk dihet deri kur do të zgjasë mjekimi i vogëlushit.
E, të shumtë janë njerëzit të cilët po ndihmojnë familjen në fjalë për shërimin e djalit.
Vetëm nga grupi në Facebook, “Markali t’kerreve”, janë mbledhur mbi 40 mijë euro. Pos pjesëtarëve të cilët janë nga Kosova, për Unikun kanë kontribuar edhe ata që janë në Gjermani, Zvicër e kudo ku ka shqiptarë.
Kjo gjë është bërë e ditur nga njëri prej udhëheqësve të grupit, Behar Cakiqi.
Ky është postimi i plotë nga familja Statovci:
Kemi nevojë per ndihmën tuaj, Djali jonë Uniku ( 5 muaj e gjysmë ) tash e 3 muaj është i sëmurë, ku tash e 2.5 muaj është i shtrirë në Spitalin Tirsova të Beogradit. Mjekimi i tij filloj njëherë në QKUK-intensivë të pediatrisë në Prishtinë, ku qëndroj 18 ditë, por pa rezultat, jemi detyruar me marr rrugë jashtë vendit, pasi qe ishin procedurat e gjata për me dërguar diku në Evropë ishim të detyruar ta dërgojmë në spitalin Tirsova të Beogradit ku gjendet tash e 10 javë, dhe ende është në Stacionin intenzivë , atje është diagnostifikuar me një infeksion virusal në mushkri që quhet (Cytomegalovirus interstital pneumonia- CMV), pasi diagnoza i është vonuar deri sa e kanë zbuluar, tash edhe terapia nuk i ka dhanë rezultatet e pritshme nga Mjekët, por është në përmirësim e sipër mirëpo me hapa shumë të ngadalshëm. Deri tash, bashkë me ndihmën e familjarëve, miqve e dashamirëve ja kemi dal disi ti mbulojmë kostot e Spitalit dhe mjekimit të Unikut (mesatarja e qëndrimit per një natë në Stacionin intensivë të Spitalit të fëmijëve Tirsova në Beograd është 300€), por mbasi mjekimi deri tash zgjati 2 muaj e gjysmë dhe fatkeqësisht nuk e dim se edhe sa do të zgjat jemi detyruar të kërkojmë ndihmë te të gjithë populli.