Llapi ishte njëri nga klubet më të organizuara edicionin e kaluar në Vala Superligë. Skuadra e Tahir Batatinës ishte konkurruese në kampionat dhe Kupë, por nuk ia doli që ta fitojë asnjërin trofe.
Megjithatë, garimi i kushtoi goxha shumë këtij klubi.
Kryetari, Nexhat Dumnica ka konfirmuar se në edicionin e fundit Llapi ka shpenzuar më shumë se 400 mijë euro, afërisht gjysmë milioni, shkruan Gazetasheshi.com.
Në këtë drejtim ai i ka përfshirë të gjitha shpenzime, duke përmendur edhe pagat e lojtarëve që ishin ndër më të njohurit në Kosovë.