Për nëntë vjet mbi 40 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare. Që nga viti 2009 e deri në fillim të vitit 2018 mbi 42 mijë qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia, ndërsa vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti mbi 1600 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia e tyre, shkruan Zëri.
Numri i kosovarëve të cilët po heqin dorë nga shtetësia po shënon rritje nga viti në vit.
Shqetësues është se numri më i madh i personave që heqin dorë nga shtetësia kosovare, kryesisht të rinj, nga mosha 18 deri në 34-vjeçar.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka deklaruar për Zërin” se numri i shtetasve kosovarë që kanë hequr dorë nga shtetësia në periudhën e parë të këtij viti është rritur, i krahasuar me një vit më parë.
Sipas tij, vetëm për katër muajt e parë të vitit 2018 rreth 1700 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.