Komuna e Podujevës ka nënshkruar kontratën me një kompani llapjane për mirëmbajtjen dhe pastrimin e lumenjve në këtë Komunë, raporton Llapi.info.
Sipas kontratës së publikuar, kompania që do të bëjë mirëmbajtjen dhe pastrimin e lumenjve është “Bini Shpk” – nga fshati Shtedim.
Në kontratë thuhet se Komuna e Podujevës dhe kjo kompani kanë nënshkruar këtë kontratë për 55 mijë euro për kryerjen e këtyre shërbimeve.