Është shtuar numri i mjekëve të rinj nga Kosova të cilët dëshirojnë që profesionin e tyre ta ushtrojnë pikërisht në Gjermani.

Kjo po ndodh pasi Gjermania po u ofron atyre vende pune me kushte të favorshme.

Sipas Bedri Xhafa, drejtor i përgjithshëm i APPK-së, numri i nxënësve që dëshirojnë punësim jashtë vendit është i madh.

“Gjenerata e pestë është në rrugën e saj të realizimit për t’u bërë kuadër profesional, që të kujdesen për të moshuarit, dhe në momentin që diplomojnë e vazhdojnë punësimin në vendin ku e kanë bërë aftësimin”, shprehet drejtori i APPK-së , Bedri Xhafa për RTV Dukagjinin.

Si pasojë, sipas profesionistëve shëndetësorë, për një kohë të shkurtër Kosova do të ketë mungesë të mjekëve, përcjell Telegrafi.

“Me pagat që ne punojmë, një pjesë e mirë e kolegëve tonë të ri, nuk po shohin perspektivë këtu, dhe çdo ditë e më shumë ata po e mbushin tregun evropian të punës”, shprehet Xhemajl Selmani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i cili tregon se mosha mesatare aktuale e mjekëve në Kosovë, është mbi 50 vjet.

Deri tani mendohet se Kosovën e kanë lëshuar mbi 500 mjekë dhe infermierë