Pas Prishtinës, qyteti i Podujevës zë vendin e dytë për numrin më të madh të braktisjes së shkollës nga ana e nxënësve. Nga 1 shtatori i vitit 2014 deri më 2 shkurt 2015, 512 nxënës kanë braktisur shkollën, prej tyre 296 meshkuj dhe 216 vajza.

Në një raport të nxjerr nga Drejtoria e Arsimit e Komunës së Podujevës, numri i atyre që kanë braktisur shkollën del të jetë i madh. Janë 512 nxënës që kanë braktisur shkollën për të emigruar ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian.
Numri më i madh i nxënësve që kanë braktisur shkollën është në shkollat e mesme dhe fillore në qytet, ku dihet që edhe numri i nxënësve që vijojnë mësimin në këto shkolla është më i madh. Për numrin më të madh prinë shkolla e mesme teknike “Fan S. Noli” me gjithësej 82 nxënës, 58 meshkuj dhe 24 femra. Pas saj vijnë shkolla e mesme ekonomike “Isa Boletini” me 55 nxënës, shkolla fillore “Enver Maloku” me 53 nxënës, gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” me 42, e kështu me rradhë.
Sajpërket fshatrave, prinë shkolla fillore “Ali Hajdari” në Obranqë me 19 nxënës, pas saj vie shkolla fillore “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh me 18, “Emin Duraku” në Bajçinë me 16, për të ardhur deri tek shkolla fillore “Jahë Hasani” në Bervenik me asnjë nxënës.

10969207_1003004946395071_269223672_o