Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka në një konferencë për medie ka thënë se deri më tani mbi 7 mijë qytetarë llapjanë kanë votuar, raporton Llapi.info.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se deri në ora 11:00 në komunën e Podujevës kanë votuar 8.27%.
“Duke u mbështetur në të dhënat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Podujevës, deri në orën 11:00 kanë votuar 8.27% e votuesve apo 7 mijë e 223 votues nga 87 mijë e 381 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën orë kishin votuar 7 mijë e 658 votues apo 9.1%. Ndërsa, në komunën e Mitrovicës së Veriut, deri në orën 11:00 kanë votuar 12.62% e votuesve apo 2 mijë e 942 votues nga 23 mijë e 313 votues sa është numri i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 3 mijë e 324 votues apo 15.2%”, ka shtuar Daka.
Sipas saj, deri në këtë orë nuk është raportuar për ndonjë parregullsi, edhe pse për këto ka pasur ankesa nga partitë në Podujevë./Llapi.info