Mbi 85 sulme kimike ka kryer qeveria siriane ndaj civilëve që nga 21 gushti i vitit 2013 e deri më sot.

Kështu ka konfirmuar Monitoruesja e të Drejtave të Njeriut në Lindjen e Mesme, Lama Fakih, teksa ka shtuar se përpjekjet ndërkombëtare për të penguar këto sulme kimike, kanë qenë joefektive, njofton Klan Kosova.

”Qeveria siriane është përgjegjëse për më shumë se 85 sulme të armëve kimike të konfirmuara”.

“Në Siri, qeveria po përdor armë kimike që janë të ndaluara në të gjithë botën pa paguar asnjë çmim”, është shprehur Fakih.

Të dhënat gjithashtu tregojnë se qeveria siriane është larguar nga përpjekjet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Organizatës Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike dhe veprimit të njëanshëm nga vendet individuale për të zbatuar ndalimin e përdorimit të armëve kimike në Siri, njofton Klan Kosova.

Sulmi sarin ndaj Khan Sheikhoun ishte sulmi më i madh i armëve kimike në Siri qëkur qeveria u pajtua me Konventën e Armëve Kimike në tetor 2013.

Qeveria u pajtua me konventën pas sulmeve të armëve kimike në Ghouta më 21 gusht 2013, kur Këshilli i Sigurimit kërkoi që qeveria siriane të shkatërrojë rezervat e saj kimike, armët dhe kapacitetin prodhues.