Janë mbledhur 155 mijë e 213 euro për profesorin Sylejman Zeka, i cili vjen nga Ferizaj, e që po vuan nga leukemia akute.

Lajmin e ka bërë të ditur Agon Zhinipotoku, i cili po merret me mbledhjen e fondeve bashkë me familjarët e profesorit.

“Zemra mal ❤️ 155 mijë e 213 euro. Faleminderit të gjithëve që keni dhuruar para për prof. Sylejman Zeka”, ka shkruar ai në Facebook.

Zhinipotoku ka bërë me dije se nesër do të mobilizohen edhe më shumë “me biznese, kafeteri e lokale që të arrijmë shumën e nevojshme 210 mijë euro për shërimin e profës”.

“Ju lutemi që të na ndihmoni, na kanë mbetur edhe pak që ta mbyllim një mision fisnik që kemi nisur, Zoti na ndihmoftë dhe ju ruajtë secilin prej jush”.

Të gjithë ju që dëshironi të dhuroni para për shërimin e profesorit – mund ta bëni atë në tendën që është vendosur para komunës së Ferizajt ose në llogarinë bankare në emrin e motrës së tij, të cilin e gjeni më poshtë:

RABIJE ZEKA

Raiffaisen Bank

Xhirollogaria:1504001006894605

IBAN: XK051504001006894605