Edita Gjikolli nga Peja, nënë e tre fëmijëve, e cila vuan nga Leukemia Acute po vazhdon të trajtohet në Turqi.

Për shërimin e sëmundjes së Editës, nevojitën 150 mijë euro, shumë kjo e cila është e papërballueshme për familjen.

Qytetarët bamirës nga qyteti i Pejës, po ashtu edhe nga vende tjera brenda dhe jashtë Kosovës i janë përgjigjur kërkesës së familjes, për ndihmë. Kështu ata me mundësitë e tyre kanë dhuruar të holla për shërimin e saj. Dhe, deri më tani janë mbledhur 90 mijë euro për shërimin e sëmundjes së Editës.


Për këtë ndihmë nga qytetarët, familja Gjikolli përmes një njoftimi ka falënderuar të gjithë popullin shqiptar të cilët brenda pak ditëve kanë arritur të dhurojnë shumën prej 90 mijë euro për shërimin e Editës.


“I falenderojmë qytetarët e Pejës, të cilët janë mobilizuar i gjithë qyteti, duke u nisur nga shkollat, dyqanet private, e shumë të tjerë. Po ashtu i falenderojmë qytetarët e Kosovës, dhe të gjithë diasporës, të cilët kontribuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të arritur shumën e kërkuar. Falë Zotit dhe njerëzve të vullnetit të mirë, të cilët na u gjenden në këto ditë të vështira. Shpresoj që kontributi juaj do të vazhdojë, që Editës tonë t’i mblidhet edhe pjesa tjetër e mbetur për shërimin e saj”, thuhet në falenderimin e familjes Gjikolli.

Ndërsa numrat ku mund ta ndihmoni Editën janë:

Përmes operatori telefonik Vala në numrin 55344, një mesazh kushton 1 euro.

Numri i xhirollogarisë në TEB bank: 2015000019511584-Veton Gjikolli, Kodi i Swiftit: TEBKXKPR.

Numri i telefonit në viber: +38349138108.