Biznesmenët e Podujevës kanë mbajtur takim mbrëmë me kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqi.
Arsyeja e takimit ka qenë parcializimi i Zonës Industriale për të cilën është duke u punuar plani i hollësishëm.
Ata biseduan për projektin e Zonës Industriale, projekt i cili pritet t’i jap hov zhvillimor qytetit tonë.
Njoftimi i plotë:
Sot me drejtorë komunalë kemi zhvilluar një takim shumë të frytshëm me Shoqatën e Afaristëve të Podujevës.
Gjatë këtij takimi tema kyçe ishte parcializimi i Zonës Industriale për të cilën është duke u punuar plani i hollësishëm. Ne i dëgjuam me vëmendje kërkesat dhe nevojat që kanë bizneset lokale që synojnë të marrin parcela në këtë hapësirë për të zhvilluar afarizmin e tyre. Kjo po bëhet me qëllim të inkorporimit të ideve të tyre në këtë plan të hollësishëm të zonës.
Poashtu iu ofruam informatat e nevojshme rreth këtij projekti të jashtëzakonshëm që do t’i jap hov zhvillimit ekonomik të Podujevës.
Në takim u diskutua edhe për klimën e të bërit biznes në Podujevë, sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset tona si dhe mbështetjen që po e ofrojmë dhe do ta ofrojmë për to për zhvillimin e veprimtarive të tyre afariste.
I falënderoj të gjithë përfaqësuesit e bizneseve lokale për pjesëmarrjen dhe kontributin në këtë takim.