Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur në një takim në selinë e partisë.
Nënkryetari i saj Agim Veliu, për Klan Kosovën, ka thënë se mbledhja është thirrur për t’i diskutuar disa çështje statutore, ndërsa ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në skenën politike në vend – përfshirë zgjedhjen e presidentit të vendit dhe zgjedhjet e përgjithshme të cilat është duke i kërkuar opozita.
Veliu ka thënë se marrëveshja e partnerëve të koalicionit duhet të respektohet, përfshirë edhe zgjedhjen e Hashim Thaçit president i vendit, ndërsa zgjedhjet e përgjithshme ka thënë se duhet të mbahen në afatin kushtetues.