Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, ka mbajtur mbledhje gjatë ditës së sotme, shkruan Llapi.info.

Siç ka njoftuar kryetari i degës, Ekrem Hyseni, ata janë pajtuar që të nisin aktivitetet në teren për të takuar qytetarë.

Shkrimi i plotë nga Ekrem Hyseni:

Një takim frymëzues me strukturat tona në qytet: Kryetarët e nëndegëve dhe anëtarët tanë në kuvendin komunal.

Diskutuam planet dhe aktivitetet tona të ardhshme si dege, duke përfshirë edhe agjendën e takimeve nëpër lagjet e qytetit.

Përmes një bashkëbisedimi të hapur dhe konstruktiv vendosëm hapat e ardhshëm drejt realizimit të agjendës në teren.