Mbeturina të shumta janë grumbulluar në lagjen e “Ashkalive” e cila shtrihet përgjatë rrugës “Vëllezërit Frashëri” në Podujevë, raporton Llapi.info

Disa foto të siguruara nga Llapi.info shihet se këto mbeturina kanë filluar të dalin edhe në rrugë.

Kurse, banorët shprehën se kjo gjë po ua rrezikon shëndetin dhe po ua vështirëson jetën, për shkak të erës së pakëndshme.

Ata kanë thënë për Llapi.info, se këto mbeturina janë këtu që nga vërshimet e fundit që ndodhen në këtë lagje. Sipas tyre nga uji i shumtë është bartur ky grumbull mbeturinash.

Ndryshe, për shkak të sasisë të madhe të mbeturinave, në këtë pjesë është rritur edhe numri i qenve endacakë që enden nëpër këtë zonë të vërshuar nga mbeturinat.