Ka përfunduar pjesa e parë e kryendeshjes së kësaj jave në Superligën e Kosovës në mes të Llapit dhe Ballkanit, shkruan Llapi.info.
Pjesa e parë u ka takuar mysafirëve nga Suhareka, të cilët po avancojnë me rezultat 0-1.
Golin për Ballkanin e shënoi sulmuesi nga Podujeva, Albion Rrahmani.
Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për ecurinë e ndeshjes edhe përgjatë pjesës së dytë./Llapi.info