Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të kësaj jave mes Llapit dhe Prishtinës, raporton Llapi.info.

Mysafirët nga kryeqyteti shkuan në pushim mes pjesëve me një gol epërsi.

Prishtinasit kaluan në avantazh në minutën e 13’ me anë të penaltisë së ekzekutuar nga Kreshnik Uka.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për ecurinë e kësaj ndeshjeje edhe gjatë pjesës së dytë, xhiro kjo që po zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”./Llapi.info