Një pjesë e rrugës “Zahir Pajaziti” sot është mbyllur për qarkullim të automjeteve për të filluar punimet, e që ndërtimi dhe zgjerimi i kësaj rruge kishte filluar vitin e kaluar, njofton Llapi.info
Gjatë kësaj faze, do të largohet shtresa aktuale e asfaltit dhe do të fillojnë gërmimet për kyçje dhe do të bëhen instalime tërthore të ndryshme.
“Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Podujevës njofton qytetarët se për shkak të fillimit të fazave të reja të ndërtimit në Rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, një segment i kësaj rruge nga e hëna (27.05.2019) do të mbyllet qarkullim të automjeteve deri në përfundimin e punimeve”, thuhet në kumtesë. Gjatë kësaj faze të realizimit të këtij projekti në këtë segment rrugor do të bëhet largimi i shtresës ekzistuese të asfaltit, gërmimet deri në thellësinë e projektuar, gërmimi i kanaleve tërthore për instalimet e ndryshme, kyçjet tërthore individuale dhe të pusetave të ujëmbledhësve, ndërtimi i trotuarit dhe vendosja e shtresës së asfaltit”, ka njoftuar Komuna ditë më parë.
Ndryshe, për punimet e kësaj rruge që kanë filluar nga viti 2018, kritika kanë dhënë partitë opozitare për dinamikën e punimeve./Llapi.info