Nga dita e nesërme do të nis dezinsektimi i hapësirave publike të qytetit të Podujevës, njofton Llapi.info
Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Podujevës përmes një komunikate për medie.
“Njoftojmë të gjithë qytetarët e Podujevës se më datën 29 maj 2018 (e martë) duke filluar nga ora 20:00, Komuna e Podujevës përmes kontraktuesit të saj do të bëjë dezinsektimin e hapësirave të publike të qytetit. Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllimin të eliminimit të insekteve të dëmshme, si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, bartës të të cilave janë insektet e ndryshme” thuhet në komunikatë.
Sipas njoftimit, dezinsektimi do të kryhet në rrugët kryesore të qytetit dhe në Parkun e Paqes.
“Lusim qytetarët që t’i mbyllin dritaret gjate kohës së dezinsektimit të hapësirave të jashtme të qytetit, në mënyrë që të parandalojnë hyrjen e insekteve (mushkonjave dhe insekteve tjera) nëpër banesat apo shtëpitë e tyre.” thuhet tutje në njoftimin e komunës./Llapi.info