Të shtunën më 15 shtator shënohet 20 vjetori i Betejës së Kaçanollit , njofton Llapi.info

Për nder të këtij përvjetori, janë organizuar aktivitete nën organizmin e përbashkët të Komunës së Podujevës dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës UÇK-së në Podujevë.

Më poshtë agjenda:

Ora 11:00 – Homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Penuhë.

Ora 13:00 – Manifestim dhe homazhe tek lapidari i shtatë dëshmorëve të rënë në Betejën e Kaçanollit.

Ora 16:00 – Akademi për nder të 20-vjetorit të Betejës së Kaçanollit – Salla e Kuvendit Komunal në Podujevë.

Fotografia e Komuna e Podujevës