Një konflikt i pazakontë raportohet të ketë ndodhur në një qendre tregtare që nuk është hapur ende.

Burime të Sinjalit nga Prokuroria bëjnë me dije se dy vëllezër janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se e kanë sulmuar fizikisht punëtorin e tyre të moshës 26-vjeçare.

Ky incident raportohet të ketë ndodhur paraditen e djeshme, ndërkohë që viktima ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.

“Bazuar në dëshminë e viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, shefi i tij A.H., bashkë me vëllain e tij, Xh.H., e kanë rrahur me grushte dhe çekan, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur për pagesën për punët e kryera. Punëtori po pretendon se u sulmua nga shefi pasi ia kërkoi pagën e tij, gjë që i kushtoi me sulm, duke pësuar kështu lëndime trupore.” – skruan më tej kjo gazetë.