Përkundër apeleve për mos ndotjen e ambientit dhe paralajmërimet për gjoba për ndotësit, një gjë e tillë s’po merret parasysh në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info.
Tërë kjo, pasi që tani ka filluar të krijohen edhe deponi të bërllokut të materialeve ndërtimore në Lagjen e Dëshmorëve në Podujevë.
Pikërisht për këtë edhe janë shqetësuar banorët e kësaj lagjeje, të cilët edhe kanë dërguar pamje në adresë të Llapi.info.
Në bazë të pamjeve, shihen disa kamionë të cilët kanë zbrazur bërllokun në fusha të hapura përkitazi me shtëpi të banueshme. Sipas banorëve, bërlloku ka filluar të marrë përmasa të mëdha në këtë anë./Llapi.info