Dita e Çlirimit të Podujevës – 19 Qershori do të shënohet me aktivitete të shumta, njofton Komuna e Podujevës, transmeton Llapi.info.
Aktivitetet për 17-vjetorin e çlirimit do të fillojnë të premten më 17 qershor dhe do të vazhdojnë deri të dielën më 19 qershor.
Kjo është agjenda e aktiviteteve për nder të Ditës së Çlirimit të Podujevës:
E premte, më 17.06.2016
10:00 /Vendosja e kurorës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan
10:30/ Përurimi i objektit të ri të Zyrës së Gjendjes Civile në Orllan
11:00 /Përurimi i Qendrës së mjekësisë familjare në Batllavë
11:30/ Vendosja e kurorës në Kompleksin “Baza e Parë e Lirisë” në Lladoc
12:00/ Vendosja e kurorës në Kompleksin “Tabet e Llapashticës” në Llapashticë
17:00/ Koncert festiv i SHKA “Josip Rela” në Sallën e Teatrit të Qytetit
E shtunë, 18.06.2016
12:00 – 15:00 /Turneu në futboll, Palestra e sporteve “Hakif Zejnullahu”
E dielë më 19.06.2016
10:00 -17:00 /Turneu i karatesë, Palestra e sporteve “Hakif Zejnullahu”
21:30/ Performacë e Shkollës së kitarës “Mirela”, Sheshi i Qytetit