Shkrimtarja e njohur, Majlinda Bregasi, i ka reaguar kryetarit të NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili një ditë më parë hodhi kritika ndaj qeverisjes së Albin Kurtit.

Limaj tha të mërkurën se do t’i mjaftonin vetëm gjashtë muaj të jetë pjesë e Parlamentit të Kosovës, për siç tha ai; ta çmontojë kryeministrin Albin Kurti.

E sa i përket “çmontimit”, Bregasi thotë se i kujtohet koha kur motra e ish-ministrit Limaj, ishte bërë frizere në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe e njëjta nga kjo pozitë kishte arritur të bëhet producente ekzekutive, po ashtu në RTK.

Bregasi, njihet ndryshe si ndër shkrimtaret më të njohura shqiptare – veçmas në shtetin e Italisë.

Ndryshe ajo njihet edhe si mbështetëse e kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kur vjen fjala te Fatmir Limaj dy gjëra më vijnë në mendje brenda 6 sekondash.

E para kur motra e tij piku frizere në RTK dhe e dyta kur frizerja u bë producente ekzekutive, po në RTK.

Diçka nga çmontimi për të cilin nuk foli askush 🤷🏽♀️”, ka shkruar Bregasi.