Shumë familjarë janë mbledhur sot në varrezat e dëshmorëve në Penuhë të Podujevës.
Ata po i rivarrosin trupat e dëshmorëve të rënë në luftën e fundit në Kosovë, shkruan Indeksonline.
Përfaqësuesi i familjeve të dëshmorëve për Indeksonline është shprehur se deri me sot janë rivarrosur 96 dëshmor, ndërsa kanë mbetur edhe 20 të tjerë.
Sipas tij, kjo është një ceremoni i thjeshtë vetëm me familjar, pasi me 5 maj do të mbahet tubim qendror dhe do të përurohet objekti.
“Jemi duke e bërë rivarrimin e dëshmorëve bashkë me familjet e dëshmorëve. Është ceremoni e thjeshtë vetëm më familja për arsye se me 5 maj mbahet tubimi qendror dhe përurohet objekti. Deri tash e kemi rivarrosur 96 dëshmorëve, na kanë mbet edhe 20 dëshmorë. Në ditët në vijim do t’i rivarrosim të mbeturit” ka thënë ai.
Sot janë rivarrosur eshtrat e dëshmorëve Mehmet Ujupi, Bedri Sokoli, Ejup Shala, Behar Begolli, Sabit Vllahu.
E gjithë kjo ceremoni po bëhet pa praninë e institucioneve të shtetit.
Vazhdon rivarrimi i trupave të dëshmorëve në fshatin Penuhë të Podujevës
Publiée par IndeksOnline sur samedi 21 avril 2018