Sot i është dhënë lamtumira e fundit, veprimtarit të kombit shqiptar, Adem Demaçit i cili ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare.

Adem Demaçi u përcoll në banesën e tij të fundit, me nderime të larta shtetërore në varrezat e lagjes Velania në Prishtinë.

Për të nderuar jetën dhe veprën e tij, u panë të pranishëm personalitete të larta politike të vendit dhe rajonit si dhe numër i madh i qytetarëve.

Ceremonia e varrimit të Adem Demaçit

Publiée par Llapi.info sur Samedi 28 juillet 2018