As te Atalanta, as te Fiorentina e as te Lazio, por te shtatë herë kampioni i Italisë, Torino.

Mërgim Vojvoda ka bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar në elitën e futbollit italian tek Torino nga Standard Liege për shumën e 5,5 milionë eurove.

Mbrojtësi i Kosovës u kërkua nga disa skuadra italiane, por në fund oferta e Torinos ishte më e larta dhe ‘Demat’ fituan garën për të.

“Torino është i kënaqur të ju njoftojë se ka fituar përfundimisht të drejtën e shërbimeve sportive për futbollistin Mërgim Vojvoda nga Standard Liege.

“Mbrojtësi kosovar ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me klubin tonë”.

“Të gjithë në Torino e mirëpresim me një përqafim të ngrohtë Vojvodën”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit italian.

25-vjeçari ka shkëlqyer në futbollin belg, fillimisht me Royal Mouscoron pastaj edhe me gjigantin Standard Liege.

Vojvoda prej katër vitesh është edhe pjesë e rregullt e Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa aventura në Serie A për të është e dyta jashtë futbollit belg, pasi më parë ka luajtur edhe për CZ Jena në Gjermani.

🐃 | Welcome, Vojvoda! 💣#SFT #WelcomeVojvoda

Gepostet von Torino Football Club am Donnerstag, 27. August 2020