Pavarësisht që në lumin Llap investohen mijë euro për rregullimin e shtratit, ky lumë nuk po arrin të mbahet i pastër, shkruan Llapi.info.
Pikërisht në qytet, ky lumë ishte pushtuar nga barishtet dhe bërlloku i shumtë.
Por, sot komunarëve të Podujevës i ka rënë ndërmend për mirëmbajtjen e tij, ani pse për muaj të tërë ka qenë me mbeturina.
Pasi bërlloku dhe barishtet kishin pushtuar lumin Llap mis qytetit, sot i njëjti është pastruar.
Kështu së paku ka njoftuar Komuna e Podujevës nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook.
“Kompania e kontraktuar nga Komuna e Podujevës, sot ka bërë pastrimin e shtratit të lumit Llap në qytet. Gjithashtu, për shkak të sasisë dhe nivelit të ulët të ujit, përgjatë rrjedhës së lumit janë krijuar edhe kaskada”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë, Llapi.info pati raportuar pak kohë më parë për gjendjen në të cilën ishte katandisur ky lumë./Llapi.info