Ani pse kanë kanë kaluar shumë ditë nga rënja e borës, komuna e Podujevës tani ka filluar t’i largoi akujt të krijuar në trotuare.
Në orët e hershme të mëngjesit kompania “Vakaal” e kontraktuar nga komuna e Podujevës me mjetet e saj ka filluar largimin e akullit nga trotuaret.
Ankesat e qytetarëve për mos pastrimin e rrugëve për këtë sezonë dimërorë kishin arritur në redaksinë tonë duke filluar nga trotuaret e bllokuara e deri tek shtëpi të shumëta nëpër fshatëra që kanë mbetur të bllokuar nga bora.
Raportimi i Llapi.info kishte bërë që përfaqësues të kompanisë “Vaakal” të vendosin që të mos prononcohen për media.