Ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias kanë nënshkruar sot marrëveshjen historike për emrin e ri të shtetit maqedon.

Në ceremoninë e nënshkrimit kanë marrë pjesë edhe përfaqësues ndërkombëtarë si Federica Mogherini, Johanes Hahn, Antonio Gutierres, transmeton lajmi.net.

Me marrëveshjen e re Maqedonia tash e tutje do të quhet “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Kjo marrëveshje u nënshkrua pas një periudhe të gjatë problemesh ndërmjet dy shteteve.

Ishte Greqia ajo që për më shumë se 20 vite ka penguar Maqedoninë në lidhje me emrin.

Sipas grekëve me emrin Maqedoni, Shkupi do të kishte pretendime ndaj rajonit verlindor të Greqisë që quhet pikërisht Maqedoni.

Kurse pala tjetër, pra shteti maqedonas thotë se emri nuk ka prapaskena territorial por që ishte zgjidhje e rastësishtme.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje të lumtur u shprehën kryeministrat e dy vendeve, Zaev dhe Tsipras.

Kryeministri grek Aleksis Cipras marrëveshjen e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme për të ardhmen e të dyja vendeve.

“Kjo është një marrëveshje patriotike mes dy popujve. Me këtë zgjidhet një kontest shumëvjeçar, forcon besimin mes dy vendeve dhe popujve…marrëveshja do të hap edhe një faqe të re në zhvillimin ekonomik mes dy shteteve. Duam të bëjmë një hap për të harruar plagët e të kaluarës, jo vetëm për vendet tona por edhe për Evropës për të shkuar përpara për një ardhmëri më të mirë. Kjo marrëveshje do verë themelet e një epoke të re. Unë me Zaevin vendosëm të tejkalojmë vështirësitë. Dua të falënderoj OKB-në dhe Nimicin që 25 vijet u përpoq të zgjidh këtë çështje. Nuk mund të ndodhte në një moment më të mirë, sepse sot është ditëlindja e Nimicit“, ka deklaruar kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, në fjalimin e tij marrëveshjen e ka vlerësuar si historike dhe shumë të rëndësishme për të ardhmen evropiane.

“Ndjenja ime sot është se me nënshkrimin e marrëveshjes po zhvendosim edhe malet, sot po i japim fund një kontesti, dallimeve shumëvjeçare që kishin ngritur mure mes dy shteteve…kemi humbur shumë, por ne pas shumë përpjekjesh arritëm marrëveshje të dinjiteshme për ndërtimin e miqësisë…e kaluara na ka mësuar shumë, duhet të mësojmë nga e kaluara dhe jo ta përsërisim”, ka deklaruar Zaev.

“Ne po ndërtojmë të ardhmen, marrëveshje na inkurojon për besim më të mëdh mes dy vendeve dhe jetë më të mirë mes dy popujve tanë… po ndërtojmë miqësi me Greqinë. Ano do të jetë mbështetëse e jona për proceset në vazhdim. Kjo marrëveshje do të forcoj paqen dhe sigurinë jo vetëm në vendet tona por edhe më gjerë”, ka deklaruar Zaevi duke theksuar se me këtë marrëveshje qytetarët do të kenë perspektivë më të mirë si dhe do të forcohet miqësia dhe siguria në rajon.