Gjykata Themelore e Prishtinës – Dega në Podujevë ka pasur 28870 lëndë pune në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015. Prej tyre 6781 janë kryer, ndërsa të pakryera kanë mbetur 22089. Kështu thuhet në raportin statistikor të Gjykatës Themelore, raport ky që bënë të ditur se 23867 lëndë të pakryera ka pasur Dega në Podujevë qysh në fillim të këtij viti. Këtyre lëndëve të pakryera për gjashtë muaj u janë shtuar edhe 5199 lëndë tjera. Krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2014, del se kjo Gjykatë ka zgjidhur 1582 lëndë më pak se vitin e kaluar, raporton Llapi.info.

Lëndë me numrin më të madhë kanë qenë për kundërvajtje me gjithsej 16517. Prej tyre 5278 janë kryer, ndërsa, të pakryera kanë mbetur 11239.

Lëndë penale gjatë vitit të kaluar dhe ato të trashëguara kanë qenë 3965. Prej tyre janë kryer 759, derisa të pakryera kanë mbetur edhe 3206.

Ndërsa, ekzekutimi i lëndëve penale nga 1182 janë kryer 364 dhe kanë mbetur 818.

Nga gjithësej 2904 sa kanë qenë lëndë civile, 268 janë kryer, ndërsa të pakryera kanë mbetur edhe 2636 lëndë.

Më së paku lëndë ka pasur për ankesat për caktimin e paraburgimit me 4 gjithsej dhe të gjitha janë kryer. Mirëpo, kështu nuk qëndron edhe me lëndët për Përmbarimin e vendimit sipas dokumentit autentik. Nga 3355 sa kanë qenë gjithësej, janë kryer vetëm 6

Ndërsa, te Përmbarimi i vendimit sipas dokumentit përmbarues kanë qenë 651 dhe janë kryer 27.

Asnjë lëndë nuk ka pasur për Penale të shkallës I (DKR), penale për të mitur në procedurë përgatitore e as në procedurë para kolegjit, as për kontestet ekonomike dhe as për administrative.
Po ashtu, lëndë nuk ka pasur as për ekzekutimet e kontesteve ekonomike./Llapi.info