Mbrëmë në teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë u dha premiera e shfaqjes “Për të vërtetën”. Me këtë shfaqje u promovua Teatri “Avdush Hasani” Podujevë, transmeton Llapi.info.

Sipas Komunës së Podujevës shfaqja “Për të vërtetën” me autor Haqif Mulliqin dhe regji të Agron Gërgurit, shënoi hapjen zyrtare të edicionit të tetë të festivalit “Teatri Ndryshe” i cili mbahet nën përkujdesjen e Kryetari të Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Në këtë shfaqje në rolin kryesor u paraqit Ismet Azemi, ndërsa në rolet tjera Sindi Çitaku, Tringë Hasani dhe Muhamet Zeka.


Ky festival do të zgjasë deri më 20 korrik dhe në kuadër të tij do jepen gjithsej 5 shfaqje./Llapi.info
me te verteten
222
333