Screenshot

Bashkëshortja e policit të plagosur serb, Vjekoslav Iliq, të cilën palgosje dyshohet se e kreu Faton Hajrizi, ka folur rreth këtij rasti.

Gordana ka treguar momentin kur bashkëshorti i saj i plagosur e telefonoi.

“Burri im më telefonoi mbrëmë rreth orës 1 dhe më tha: “Thirre një ambulancë, jam i plagosur”” – tregon ajo, transmeton Nova.

Tutje, Gordana ka treguar edhe për atë se çfarë i rrëfeu bashkëshorti.

“Ishte një kontroll rutinore, ata e ndalën veturën, ua morën dokumentet. Vrasësi u buzëqeshte në fytyrë. Burri im shkoi në veturë për kontrollimin e dokumenteve. Gjersa shpina e tij ishte e kthyer, një plumb e goditi” – thotë ajo.