Reshjet e mëdha të borës janë duke vazhduar në vend.

Kësisoj edhe është vështirësuar qarkullimi, derisa në fshatin Repë banorët kanë filluar ta largojnë borën vet pasi që rrugët janë të pakalueshme dhe të bllokuara, shkruan Llapi.info

Krejt kjo pasi që sipas banorëve, ata kanë qenë të detyruar pasi që kompania nuk është parë atje. Siç shihet edhe në fotografitë e siguruara ata kanë filluar me masa për zhbllokimin e rrugëve.

Ndërsa, probleme në qarkullim ka edhe në rrugët e qytetit, por që edhe reshjet me intensitet të madh po vështirojnë punën për largimin e borës./Llapi.info