Të harruar nga organet gjegjëse dhe mos përkujdesja e tyre ndaj varrezave të dëshmorëve, ka shtyrë një banor të Podujevës që me vetiniciativë të përkujdeset për lapidarët e dy dëshmorëve të Llapit, njofton Llapi.info.
Flamujt e vendosur në shenj respekti ndaj dëshmorëve, Mirsad Gashi dhe Fazli Fetahu, të cilët ishin në gjendje të leckosur, sot janë ndërruar nga Berat Stublla banor i fshatit Herticë i Komunës së Podujevës.
“Në shenjë nderimi dhe respekti ndaj veprës së dëshmorëve të kombit Mirsad Gashi dhe Fazli Fetahu, sot ndjemë për obligim moral të bëjmë ndërrimin e flamurëve në lapidarin e ngritur për ta në vendin e rënies së tyre në fshatin Surdull të Podujevës.
Krenohemi me veprën e tyre dhënë për atdhe!” ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Kujtojmë se në gjendje të njëjtë janë edhe flamuj në varreza tjera të dëshmorëve të shumtë të anës së Llapit madje, në disa varreza përveç flamujve të grisur në gjendje të mjerueshme janë edhe përmendoret e tyre të cilat janë shkatërruar tërsisht./Llapi.info